Aktualitet

SPAK nisi hetimet, kjo është trupa që do të shqyrtojë dosjen e Luan Dacit në Apel

1 Qershor 2020, 12:22 Nga DOSJA
SPAK nisi hetimet, kjo është trupa që do të shqyrtojë

Tiranë– Përcaktohet trupa gjykuese, e cili do të shqytrojë në apel dosjen e Luan Dacit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se trupi gjykues përbëhet nga Nure Dreni, Nertina Kosova dhe Dhimitër Lara.

Më 26 maj, Luan Daci ankimoi vendimin e GJKKO-së për pezullimin nga detyra. Sakaq, më 24 maj  Gjykata e Posaçme la në fuqi pezullimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelit, Luan Daci. Avokatët e tij u shprehën se gjykata gaboi dhe se do të apelojnë vendmin. Ndërkohë Prokuroria këmbëngul që Daci nuk ka informuar institucionet se në vitin 1997 është shkarkuar nga detyra, por ka paraqitur rrethana të rreme.

Daci fshehu të kaluarën

Daci ishte pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimtare për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në Vetting.  Ai u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet luan daci pezullohet luan daci luan daci pezullohet luan daci

Sondazh

Poll