Bota

“Nuk ka vdekur nga mbytja”, Autopsia e Floyd sipas familjarëve është një “iluzion”: Do të bëjmë një të dytë

1 Qershor 2020, 11:51 Nga DOSJA
“Nuk ka vdekur nga mbytja”, Autopsia e Floyd sipas familjarëve

SHBA– Vrasja e 46-vjeçarit me ngjyrë George Floyd ka shkaktuar protesta dhe debate të shumta në botë sepse gjesti diskriminues i policit mori jetë. Por sipas rezultateve paraprake të autopsisë autoritetet kanë dalë në përfundimin se Floyd ka humbur jetën si pasojë e sëmundje të zemrës dhe gjendja e tij u përkeqësua më tepër nga ndërhyrja e policisë.

Nga ana tjetër familjarët e Floyd shprehen se kanë punësuar shërbimet e një eksperti të njohur mjeko-ligjor, për të bërë një autopsi të dytë në mënyrë të pavarur, që të dinë të vertëtën e vdekejs së tij.

Sipas tyre, autposia paraprake që tregon se Floyd vuante nga sëmundje në zemër është një “iluzion”.

Megjithatë videoja e publikuar dhe e bërë virale prej ditësh tregon se polici i vendosi gjurin në fyt derisa i mori frymën, prandaj familja nuk pranon rezultatet e autopsisë së parë.

Burimi: nzherald

A.C/Dosja

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota derek chauvin vrasja e george floyd derek chauvin vrasja e george floyd

Sondazh

Poll