Bota

Infektohet nga koronavirusi kryeministri i Armenisë, së bashku me familjen e tij

1 Qershor 2020, 09:35 Nga DOSJA
Infektohet nga koronavirusi kryeministri i Armenisë, së bashku

ARMENI– Koronavirusi nuk ka kursyer askënd, ku pothuajse çdo ditë janë rapotuar raste se edhe lider e udhëheqës në mbarë botën janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës.

Së fundmi mediat e huaja kan  raportuar se kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij kanë rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin.

Fatkeqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive.”- ka njoftuar Pashinian përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Kryeministri 45-vjeçar jeton me gruan dhe tri vajzat e tyre, ndërsa djali shërben në ushtri dhe nuk jeton me familjen.Pashinian tha se nuk ka simptoma, por ai ka vendosur të testohet pasi ka planifikuar një vizitë te trupat ushtarake.

Më tej ai shtoi se është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të vazhdojë të punojë dhe udhëheqë vendin nga karantina.

Deri më tani Armenia ka shënuar të paktën 9.400 raste pacientëve  të infektuar me Covid-19 dhe 139 viktima.

Burimi: outlookindia

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne armeni nikol pashinian koronavirusi ne armeni nikol pashinian

Sondazh

Poll