Bota

Po bëhej gati për rihapjen e vendit/  Shënohen dy viktima të tjera në Greqi nga Covid-19

1 Qershor 2020, 09:01 Nga DOSJA
Po bëhej gati për rihapjen e vendit/  Shënohen dy viktima

GREQI– Greqia një prej vendeve të prekura nga koronavirusi që po bëhet gati të presë turistët e parë edhe pse në kohë pandemie, në 24 orët e fundit ka rregjistruar dy viktima.

Nga mediat vendase mësohet se vdekja e dy pacientëve me Covid-19 mbrëmjen e së dielës e ka çuar në  177 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Greqi.

Ndërkohë viktima e parë e së dielës ishte një grua 66-vjeçare që po trajtohej në spitalin Sotiria të kryeqytetit e cila krahas virusit ajo vuante  edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese që ndikuan në vdekjen e saj.

Pak orë pas vdekjes së 66-vjeçares ka vdekur edhe një burrë 87-vjeçar, i cili vdiq në një spital në Athinë. Gjithashtu me 87-vjeçari kishte probleme të tjera shëndetësore.

Deri më tani në të gjithë territorin e Greqisë janë kryer të paktën 180.518 teste për Covid-19 ku mes tyre  2,917 kanë rezultuar pozitiv. Ndërsa në total numërohen 177 viktima.

Burimi: Ekathimerini

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll