Bota

Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Vdesin 7  persona nga Covid-19 dhe infektohen 89 të tjerë në  24  orët e fundit

1 Qershor 2020, 10:47 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut nuk gjen qetësi/ Vdesin 7  persona nga Covid-19 dhe

MAQEDONI E VERIUT-Në 24 orët e fundit janë rregjistruar të paktën  7 viktima si shkak i koronavirusit duke e çuar në 140 numrin e përgjithshëm të viktimave që prej fillimit të shpërthimit. Mësohet që 6 persona kanë vdekur në Spitalin 8 Shtatori dhe një tjetër  në Klinikën për Sëmundjet Infektive.

Sipas mediave vendase është bërë me dije se një nga viktimat ishte 83-vjeç nga  Ohri.  Ndërkohë më tej mësohet se në 24 orët e fundit janë rregjistruar edhe 89 raste të reja me Covid-19 duke bërë që Maqedonia e Veriut të numërojë në total 2.315 që prej fillimit të shpërthimit.

Kujtojmë se ditën e djeshme Presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski njoftoi se gjendja e jashtëzakonshme do të rivendoset sërish në vend, si shkak i situatës së vështirë të Covid-19.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne maqedonine e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

Sondazh

Poll