Bota

Pas dy javësh pa të infektuar, Hong Kongu raporton rastin e parë me Covid-19 të transmetuar në vend 

1 Qershor 2020, 09:59 Nga DOSJA
Pas dy javësh pa të infektuar, Hong Kongu raporton rastin e parë

HONG KONG- Ndërkohë që kanë kaluar dy javë pa raste të reja, së fundmi autoritetet përkatëse në Hong Kong kanë raportuar një rast të ri me Covid-19.

Kjo rishfaqje e rasteve të reja në Hong Kongu ka shkaktuar shqetësime të mëdha në vend, sepse tashmë në vend kufizimet për lëvizjen dhe masat e Covid-19 kanë nisur të lehtësohen pasi vendi u konsidrua si i “lirë” nga virusi.

Në njoftimin zyrtar të Qendrës së Mbrojtjes të Shëndetit ka thënë se këto një rast i ri në Hong Kong e kanë çuar numrin e përgjithshëm të rasteve me koronavirus në 1,085. Ndërsa 4 persona kanë vdekur nga sëmundja në Hong Kong.

Ndërkohë Wuhan, vendi ku shpërtheu fillimisht virusi ka raportuar zero raste të rej. Qyteti qyteti kinez me rreth 11 milion njerëz ku filloi pandemia Covid-19, nuk raportoi asnjë rast të ri asimptomatik ditën e djeshme, kanë raportuar zyrtarët kinezë të shëndetësisë.

Ndërsa media shtetërore, Xinhua, u shpreh ditën e sotme se më shumë se 60,000 teste të acidit nukleik janë kryer vetëm të dielën, e fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast pozitiv.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne hong kong koronavirusi ne hong kong

Sondazh

Poll