Bota

Protestuesit i afrohen Shtëpisë së Bardhë, Trump futet në bunkerin nëntokësor për t’u mbrojtur

1 Qershor 2020, 08:06 Nga DOSJA
Protestuesit i afrohen Shtëpisë së Bardhë, Trump futet

SHBA– Protestat masive në Amerikë pas vrasjes së George Floyd  nuk kanë të ndalur saqë mbrëmjen e djeshme protestuesit janë afruar edhe pranë Shtëpisë së Bardhë për ta sulmuar atë.

Ky fakt ka trembur Presidentin amerikan Donald Trump që ndodhej brenda saj, duke e detyruar që të vendoset  në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë për t’u mborjtur sa më shumë

Mediat e huaja shkruajnë seTrump është futur në bunkerin nëntokësor që mbrëmjen e së premtes kur protestuesit po përplaseshin me policinë, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret jashtë ndërtesës së famshme.

Sipas “The New York Times” lideri i Shtëpisë së Bardhë është dërguar në bunker pasi protestuesit i larguan barrikadat afër portave të Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e së premtes.

Nga ana tjetër  “CNN” shkruan se Presidenti ka qëndruar aty për rreth një orë para se të kthehej në zyrë. Nuk është e qartë nëse atë e kanë shoqëruar bashkëshortja Melania dhe djali Barron.

Megjithatë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë dhënë asnjë koment mbi raportime të tilla për Trump, ndërsa Shërbimi Sekret nuk ka folur për shkak të shqetësimeve operacionale. Presidenti Trump e akuzoi kryetaren e Uashingtonit, Muriel Boëser, se nuk e ka lejuar policinë lokale që të ofrojnë ndihmë për agjentët e Shërbimit Sekret.

Ndërkohë Shërbimi Sekret përmes një deklarate tha se policia amerikane e parqeve dhe policia metropolitane e kryeqytetit kanë qenë në vendin e ngjarjes të premten në mbrëmje. Protesta në Uashington ishte në mesin e shumë protestave të tjera që shpërthyen pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia.

Burimi: cgtn

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll