Aktualitet

Ulet ndjeshëm numri, 6 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, mes tyre 1 personel shëndetësor, shërohen 5 p

1 Qershor 2020, 09:01 Nga DOSJA
Ulet ndjeshëm numri, 6 raste të reja me COVID-19 gjatë 24

Shqipëri– 6 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e sotme se gjatë orëve të fundit janë testuar 233 persona dhe kanë rezultuar pozitivë vetëm 6 prej tyre. Kështu numri i të infektuarve ka shkuar në 1143.  Eugena Tomini nga ISHP njoftoi se harta është zgjeruar me  4 raste në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat.Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Aktualisht 28 persona po marrin mjekim në spital,  nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Ndërkohë numri i të shëruarve ka shkuar në 877.

Njoftimi i ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë: 6 raste të reja, shkon në 1143 numri i të prekurve 877 të shëruar që nga fillimi i epidemisë. 233 raste aktive me Covid19 Dr. Eugena Tomini Instituti i Shëndetit Publik Ju informojmë rreth situatës së COVID 19 në Shqipëri.
Pavarësisht tendencës së rritur të rasteve të konfirmuar pozitivë gjatë javës së shkuar, të evidentuara në dy vatra të reja, aktualisht po shohim që situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme. Strategjia e lehtësimit të masave do të vijojë paralelisht me një shkallë më të lartë të gadishmërisë të strukturave epidemiologjike, për identifikimin e rasteve dhe gjurminin e thelluar epidemiologjik. Në 24 orët e fundit janë kryer 102 testime në Laboratorin e Virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, nga të cilat janë konfirmuar 6 raste pozitive, përkatësisht janë 4 në Tiranë (nga te cilet një personel shëndetësor), 1 rast në Durrës, dhe 1 në Mat. Të identifikuarit pozitivë për Covid19 në 24 orët e fundit janë kontakte dhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik.
Aktualisht po trajtohen 28 të prekur në spitalin infektiv, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 5 qytetarë, duke e çuar në 877 numrin e të shëruarve. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 16 mijë testime molekulare dhe serologjike. Që nga fillimi i epidemisë janë 1143 rast e të konfirmuara. Aktualisht janë 233 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës dhe Krujë.

Nga sot do të fillojë lehtësimi më i madh i masave që nga fillimi i epidemisë, me heqjen e të gjitha kufizimeve të lëvizjes, me hapjen e kufinjve tokësorë dhe një seri aktivitetesh të tjera. Do të vijojnë të jenë të ndaluara aktivitetet dhe grumbullimet masive që konsiderohen me risk të larte për përhapjen e Covid19. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, dhe të mos e ulin vigjilencën. Është në dorën e qytetarëve që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll duke respektuar rregullat e vendosura, për të ruajtur veten dhe të afërmit. Mos neglizhoni shenjat e sëmundjes dhe për çdo shqetësim telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (1 Qershor 2020)

Testime totale 16277

Testime molekulare 14825

Testime serologjike 1452

Raste pozitive 1143

Raste të shëruara 877

Raste Aktive 233

Humbje jete 33 (Qarku Tiranë 20, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 147

Durrës 28

Krujë 17

Shkodër 10

Kamëz 10

Mat 9

Lushnje 6

Berat 2

Fier 2

Korçë 1

Librazhd 1

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2020, 07:12

TIRANË– Fëmijët e vegjël me prindërit e tyre përdore janë drejtuar sot për në dyert e çerdheve dhe koppshteve, për të përjetuar edhe për aq ditë sa ...

Aktualitet 1 Qershor 2020, 06:35

Durrës: Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, T. C, 33 vjeç dhe E. C, 24 vjeç, pasi kanë plagosur me mjete të forta 35-vjeçarin me in...