Aktualitet

Dy punonjës të Kadastrës së Durrësit të infektuar me COVID-19, preken nga virusi edhe familjarët e tyre

1 Qershor 2020, 08:11 Nga DOSJA
Dy punonjës të Kadastrës së Durrësit të infektuar

Durrës- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Durrës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 dy punonjës të Kadastrës së Durrësit. Të njëjtat burime bëjnë me dije se është infektuar një sporteliste e Kandastrës me iniciale K.Gj  dhe kushëriri i saj, me inicale L.Gj, i cili është punonjës terreni në këtë institucion.  Ndërkohë janë të infektuar edhe familjarët e tyre. Mësohet se janë infektuar vjehrri dhe vjehrri e sportelistes, të cilët ndodhet në spital. Ndërsa sportelistja dhe kushëriri i saj janë vetëkarantinuar në banesë. Po kështu janë karantinuar edhe disa kolegë të tyre.

 

Shqipëria është ende në luftë me COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 15 persona me COVID-19.  Nga 15 të infektuarit; 11 raste janë shënuar në Tiranë, 3 në Krujë dhe vetëm 1 në Kamëz. Dy prej të infektuarve janë edhe nga personeli shëndetësor. Gjithashtu është rritur numri i të shtruarve në spitalin Infektiv. Aktualisht po trajtohen 31 të prekur, nga të cilët 4 janë në terapi intensive, njëri prej të cilëve është i intubuar. Ndërsa deri më tani vendi ynë numëron vetëm 33 persona që kanë ndërruar jetë nga COVID-19.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2020, 07:12

TIRANË– Fëmijët e vegjël me prindërit e tyre përdore janë drejtuar sot për në dyert e çerdheve dhe koppshteve, për të përjetuar edhe për aq ditë sa ...

Aktualitet 1 Qershor 2020, 06:35

Durrës: Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, T. C, 33 vjeç dhe E. C, 24 vjeç, pasi kanë plagosur me mjete të forta 35-vjeçarin me in...