Aktualitet

1 Qershor 2020, 06:35 Nga DOSJA

Durrës: Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, T. C, 33 vjeç dhe E. C, 24 vjeç, pasi kanë plagosur me mjete të forta 35-vjeçarin me iniciale F.L. Sipas Policisë pas sherrit të rinjtë nuk e kanë çuar 35-vjeçarin në spital, por e kanë mbajtur për disa kohë në banesën e njërit prej tyre. Mbi ta rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i Policisë:

Goditën me sende të forta një 35-vjeçar, arrestohen në flagrancë 2 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

T. C., 33 vjeç dhe E. C., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 31.05.2020, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F. L., 35 vjeç, banues në Durrës, duke e mbajtur disa kohë në një dhomë në banesën e shtetasit E. C. Shtetasi F. L. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet merret peng 35-vjeçari në durrës sherr ne durres merret peng 35-vjeçari në durrës sherr ne durres

Sondazh

Poll