Aktualitet

Aksidentohet nëna me dy fëmijë në Rinas, të miturit përfundojnë në spital

1 Qershor 2020, 06:41 Nga DOSJA
Aksidentohet nëna me dy fëmijë në Rinas, të miturit

TIRANË– Dy fëmijë të mitur 15 dhe 13 vjeç kanë përfunduar të plagosur pas një aksidenti automobilistik.

Sipas njoftimit zyrtar, dy fëmijët po udhëtonin me nënën e tyre drejt Rinasit, kur mjeti në të cilin ndodheshin u përplas me një tjetër makinë me drejtues personin me iniciale V.S..

Për pasojë, dy fëmijët u plagosën dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa, nëna e tyre me inicialet A.M. dhe drejtuesi i mjetit tjetër po japin sqarime në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm.

Njoftimi i policisë Tiranë

Më datë 01.06.2020, rreth orës 07:17, në rrugën e re të Rinasit, mjeti me drejtues shtetasin V.S., është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen A.M., ku si pasojë janë dëmtuar pasagjeret në mjet një 15 vjeçar dhe një 13 vjeçar, te cilet u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje për sqarimin e metejeshme të ngjarjes. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rinas plagosen dy femije aksident ne rinas plagosen dy femije

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Qershor 2020, 06:35

Durrës: Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona, T. C, 33 vjeç dhe E. C, 24 vjeç, pasi kanë plagosur me mjete të forta 35-vjeçarin me in...