Aktualitet

FOTO/ U vra dje në Vlorë, ja kush është 17-vjeçari që humbi jetën teksa punonte në ndërtimin e rrugës

31 Maj 2020, 18:02 Nga DOSJA
FOTO/ U vra dje në Vlorë, ja kush është 17-vjeçari

TIRANË- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Vlorë, pasi një 17-vjeçar është goditur nga një fadrom dhe ka gjetur vdekjen. Policia këtë ngjarje është shprehur se ka qenë aksidentale, duke mohuar që adoleshenti të ketë qënë duke punuar.

Por banorë të zonës kanë treguar të kundërtën, duke thënë se ngjarja ka qenë një aksident në punë pasi djali prej kohësh punonte në ndërtimin e rrugës.

Dosja.al ka zbuluar sot dhe foton e viktimës, vdekja e të cilit kërkohet të mbulohet me heshtje nga autoritetet. Sipas informacioneve mësohet se viktima është Jaup Bekotaraj, dhe ka gjetur vdekjen pasi është goditur nga makineria e rëndë.

Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur dhe pak kohë më parë, ku në landfillin e Sharrës, u vra Ardit Gjoklaj dhe kjo ngjarje ende nuk është zbuluar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jaup bekotaraj vdes i riu ne vlore jaup bekotaraj vdes i riu ne vlore

Sondazh

Poll