Aktualitet

EMRI/ Punonte si roje, gjendet i vdekur në pyll 65-vjeçari në Vlorë. Policia: Është vrarë me armë zjarri

31 Maj 2020, 17:20 Nga DOSJA
EMRI/ Punonte si roje, gjendet i vdekur në pyll 65-vjeçari në

VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistuar sot në fshatin Kuç të Vlorës. Policia e këtij qyteti në një njoftim për mediat bën me dije se është gjetur i vdekur në një zonë të pyllëzuar një 65-vjeçar. 

Viktima është identifikuar si Ylli Lucaj dhe dyshohet se ai ësthë vrarë me armë zjarri. Forca të shumë policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e saj. Deri tani mësohet se viktima punonte si roje në rrugën e re Kuç0Himarë dhe janë marrë në pyetje disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 31.05.2020, midis fshatrave Kuç dhe Qeparo, Himarë, në një zonë të pyllëzuar, është gjetur i pajetë shtetasi Y. L., 65 vjeç, banues në fshatin Kuç, i cili punonte si roje në rrugën e re që po ndërtohet në fshatin Kuç, Himarë. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisatiatit të Policisë Himarë  ku paraprakisht dyshohet se shtetasi Y.L, në rrethana ende të paqarta  ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.

Shërbimet e policisë  po krehin zonës si dhe po vijon  shoqërimi i personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor i përbërë nga  specialistë të Hetimit të Krimit në  Komisariatin e Policisë Himarë dhe specialistë të Krimeve të Rënda të  Drejtorisë Vendore të  Policisë  Vlorë  nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Vlorë, po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia vlore vrasje ne kuç ylli lucaj policia vlore vrasje ne kuç ylli lucaj

Sondazh

Poll