Aktualitet

Sherr mes tre personave në Durrës, njëri përfundon në spital. Policia arreston dy autorët e dyshuar të ngjarjes

31 Maj 2020, 20:28 Nga DOSJA
Sherr mes tre personave në Durrës, njëri përfundon në

DURRËS- Një sherr mes tre personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Sipas burimeve të Dosja.al bëhet me dije se sherri ka ndodhur në zonën e quajtur si ish-Këneta në lagjen Nr.17.

Më tej mësohet se sherri ka nisur për motive të dobëta dhe më pas ka nisur një debat verbal. Pas një zenke më fjalë përplasur ka vijuar dhe në përplasje fizike dhe kanë përdorur mjete të forta.

Një prej të personave që është përfshirë në sherr ka marrë dëmtime të shumta dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit. Policia pas njoftimit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e saj.

Ndërkohë Policia ka mundur të kapë dhe i ka shoqëruar në komisariat shtetasit A.C., 46 vjeç, dhe T.C., 43 vjeç si autorë të ngjarjes, kurse F.L., 35 vjeç ndodhet në spital.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia durres sherr ne durres policia durres sherr ne durres

Sondazh

Poll