Sport

Flet trajneri i Serie A: Kam qenë i infektuar një ditë para ndeshjes, mendova se do vdisja

31 Maj 2020, 13:13 Nga DOSJA
Flet trajneri i Serie A: Kam qenë i infektuar një ditë para

Trajneri Gian Piero Gasperini ka vuajtur infektimin nga koronavirusi dhe kjo është një gjë që ai nuk do e harrojë lehtë. Më 10 mars, ai përfundoi në spital, sepse nuk e përballonte dot virusin pa ndihmën e mjekëve.

“Ditën para ndeshjes me Valencian, jam ndier keq. Ditën e ndeshjes, akoma më keq. Ndihesha i shkatërruar. Dëgjoja sirenat e ambulancës dhe mendoja se nuk mund të vdisja ”, ka thënë Gasperini për Gazzetta dello Sport.

Më në fund, ai e ka kaluar koronavirusin dhe ndihet mirë. Me Atalantën e tij është gati për aksion. “Mund të luajmë edhe nesër. Edhe në momentin më të errët kanë menduar vetëm për rikthimin. Jam krenar për këtë skuadër”, ka shtuar Gasperini.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ambulanca covid-19 gasperini ambulanca covid-19 gasperini

Sondazh

Poll