Sport

Zyrtare: Interi shet përfundimisht Mauro Icardin për 58 mln euro!

31 Maj 2020, 11:55 Nga DOSJA
Zyrtare: Interi shet përfundimisht Mauro Icardin për 58 mln euro!

Interi sot ka komunikuar zyrtarisht shitjen e sulmuesit Mauro Icardi te Paris Saint-Germain, ku argjentinasi u transferua sezonin e kaluar me formulën e huazimit.

Sulmuesi ka nënshkruar për klubin francez deri në vitin 2024. Në arkat e Inter-it kanë shkuar 50 milionë euro, plus 8 si bonus. Zikaltrit do të përfitojnë 15 milionë euro të tjera në rast se PSG do ta shesë lojtarin në Itali brenda 12 muajve.

Klubi milanez ka falënderuar lojtarin për gjashtë sezonet e kaluara bashkë dhe i ka uruar suksese në vazhdimin e karrierës së tij profesionale.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport icardi inter merkato icardi inter merkato

Sondazh

Poll