Sport

Futbollisti shqiptar humb betejën me sëmundjen dhe dëshira e futbollit që u shua

31 Maj 2020, 09:15 Nga DOSJA
Futbollisti shqiptar humb betejën me sëmundjen dhe dëshira e

KORÇË-“Më ndihmoni të luaj futboll sërish”, ishte kjo dëshira e madhe e Dorian Tahirllarit, ish-lojtarit të Skënderbeut që po luftonte me njê sëmundje të rëndë. I diagnostikuar me tumor malinj, fatkeqësisht sëmundja do të merrte përparësi dhe do të zhvillohej në pjesët e tjera të trupit të Dorianit të vogël.

Pavarësisht përpjekjes së futbollistëve dhe klubeve shqiptare që bënë thirrje për ta mbështetur financiarisht për kryerjen e operacionit, lufta është humbur. Mediet sportive në vend raportuan lajmin e trishtë se Doriani ka ndërruar jetë.

Tashmë parajsës i është bashkuar edhe një tjetër ëngjëll, përpara kohe, me dëshirën e madhe për t”u bërë një futbollist i njohur dhe që në tokë nuk mund t’i realizohej. 

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dorian tahirllari skenderbeu dorian tahirllari skenderbeu

Sondazh

Poll