Sport

Bayern nuk përmbahet në kampionat, fiton me goleadë dhe tregon superfuqinë e sulmit

30 Maj 2020, 18:27 Nga DOSJA
Bayern nuk përmbahet në kampionat, fiton me goleadë dhe tregon

Bayern nuk njeh rivalë as në kohë pandemie. Skuadra bavareze sot fitoi 5-0 kundër Dusseldorf-it në kampionat, pak ditë pas fitores 1-0 me rivalin direkt për titull, Borussia Dortmund.

Rekordmenët kryesojnë renditjen me një avantazh prej 10 pikësh ndaj verdhezinjtë, me një ndeshje më shumë. Skuadra e drejtuar nga Flick shënoi tre gola që në pjesën e parë dhe e pati të lehtë triumfin.

Protagonisti i ndeshjes qe polaku Lewandowski, autor i një dygolëshi që e bën atë golashënuesin më të mirë në pesë kampionatet kryesore të Europës me 29 gola.

Polaku ka realizuar 43 gola në të ndeshjet e këtij sezoni të luajtura në të gjitha kompeticionet, duke barazuar ecurinë e tij më të mirë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern dusseldorf lewa bayern dusseldorf lewa

Sondazh

Poll