Sport

Juventus-Inter, përplasja e radhës në merkato është për mbrojtësin e Arsenalit

30 Maj 2020, 18:31 Nga DOSJA
Juventus-Inter, përplasja e radhës në merkato është

Mbrojtësi i Arsenal, Hector Bellerin, ka fituar vëmendjen e dy gjigantëve të Serie A, Juventus dhe Inter.

Spanjolli dëshiron të largohet nga skuadra londineze, aty ku luan prej disa vitesh, por nuk fiton dot trofe. ESPN raporton se 25-vjeçari kërkon të transferohet në një skuadër me më shumë ambicie.

Pjesëmarrja në Champions League është gjëja e parë që ai kërkon dhe Juventusi me Interin ia mundësojnë këtë. Mbetet për t’u parë se cili klub do të ofrojë më shumë për spanjollin.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal bellerin merkato arsenal bellerin merkato

Sondazh

Poll