Rajoni

Mbledhja mbrëmjen e së shtunës/ Vendimet që miratoi Qeveria në ikje e Albin Kurtit kundër Serbisë (FOTO)

Në bazë të njoftimit të Qeverisë, plotësim-ndryshimi i vendimit të mëhershëm për marrëdhëniet tregtare me Serbinë, nënkupton ndalimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.
Featured image of article: Mbledhja mbrëmjen e së shtunës/ Vendimet që miratoi Qeveria në ikje e Albin Kurtit kundër Serbisë (FOTO) Foto ilustruese

PRISHTINË– Në orët e vona të së shtunës,  Qeveria e Kosovës në detyrë ka zhvilluar një  mbledhje  online ku ka marrë vendim për të ndryshuar dhe plotësuar vendimin për zbatimin gradual të reciprocitetit, si parim në marrëdhëniet me Serbinë.

Në bazë të njoftimit të Qeverisë, plotësim-ndryshimi i vendimit të mëhershëm për marrëdhëniet tregtare me Serbinë, nënkupton ndalimin e dokumenteve për produktet bujqësore dhe industriale që përdorin emra të vendeve që përmbajnë elemente të tjera në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, emrat e vendeve në Republikën e Kosovës, por pa emërtimin e shtetit, që nuk i referohen me Republika e Kosovës dhe përmbajnë çfarëdo elementi që mohon pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë obligohet të përdorë stemën dhe emrin Republika e Kosovës në certifikatat fitosanitare dhe veterinare, ndërsa operatorët ekonomikë nga Serbia duhet të pajisen me leje hyrëse për secilin automjet të transportit të mallrave që hyn në Republikën e Kosovës nga Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi.”- lexohet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Vendimi

Sipas njoftimit, mësohet se vendimi do jetë në fuqi pa afat, pa një datë të përcaktuar, ndërsa nuk mund të njihet si person juridik një shoqëri tregtare e themeluar sipas rregullave të autoriteteve në Serbi, por  duhet vetëm në bazë të Ligjit për shoqëritë tregtare.

Vendimi

A.C/Dosja.al

Shto Koment