Aktualitet

Atentat në Laç, vritet biznesmeni, ndërron jetë edhe i plagosuri në Tiranë, në kërkim autorët (EMRA+DETAJE)

31 Maj 2020, 07:46 Nga DOSJA
Atentat në Laç, vritet biznesmeni, ndërron jetë edhe i

LAÇ– Të shtëna në Laç, pak çaste para mesnatës! Me armë zjarri është ekzekutuar biznesmeni, Bujar Lika, 37 vjeç, i cili njihej edhe si Bujar Hasani. Prej të shtënave në sheshin e hotelit “A.A”, që ndodhet në autostradën Mamurras-Lezhë, në afërsi të kryqëzimit të Gjormit, mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për Paulin Gjergjin 53 vjeç dhe Kreshnik Tushën, 21 vjeç.

Pasi u sollën me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, 53-vjeçari humbi betejën me vdekjen, ndërsa i riu është në gjendje të rëndë si pasojë e një plumbi që ka marrë në këmbë. Dyshohet se ai është autori i vrasjes së dyfshitë, dhe se ka mbetur i plagosur nga një shkëmbim zjarresh që ka pasur me bisnesmenin Lika. 

I riu dyshohet se është ndihmuar nga një tjetër person, por ende nuk është zbuluar asnjë e dhënë për identitetin e tij.  Pritet që 21-vjeçari, të arrijë që të shpëtojë për të zbardhur me pas edhe ngjarjen e plotë dhe arsyen e atentatit. 

Burime të Dosja.al nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima, 37-vjeçari Bujar Lika (Hasani) kishte caktuar një orar për takim me vrasësin e tij. Autori, i cili deri më tani dyshohet se është 21-vjeçari Kreshnik Tusha, kishte shkuar për ta takuar Likën, por nuk dihet përse takimi ka degraduar në vrasje. Gjithashtu nuk dihet përse e ka thirrur Lika të riun, kush ka qënë objektivi që duhej të hiqej qafe?

Gjithashtu Dosja.al ka siguruar edhe pamje nga vendngjarja, ku edhe duken qartë të gjithë shenjat që kanë lënë gëzhojat që u morën jetën dy personave në muret e hotelit. 

Po kush ishte Bujar Lika?

37-vjeçari është person me precedentë penalë pasi ka qënë i përfshirë në një ngjarje të bujshme disa vite më patë në zonën e Dajtit. Në vitin 2015, 37-vjeçari u përfshi në vrasjen e Enton Nikajt në zonën e Dajtit, ndërsa një vit më pas u dënua nga gjykata me një vit burg.

Për vrasjen e Nikajt u dënuan më 16 vite heqje lirie, Emiljano, Erjon Biraci 2 vjet, Ervis Martinaj 1 vit e 4 muaj, Mirsad Kuçana 1 vit e 4 muaj dhe Bujar Hasani. Gjithashtu bëhet me dije se viktima ishte mik i ngushtë i Martinajt. Ai mori pafajësi në Apel lidhur me ngjarjen. Megjithatë mister mbetet arsyeja e ekzekutimit të tij.

Viktima, Bujar Lika, rezulton të jetë një biznesmen i njohur në fushën e mobilerisë dhe të transporteve. Gjithashtu në pronësi të tij rezulton edhe bar “DEA” në zonën e ish-Bllokut.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat në laç bujar (hasani) lika bujar lika kreshnik tusha laç paulin gjergji vritet biznemeni bujar lika atentat në laç bujar (hasani) lika bujar lika kreshnik tusha laç paulin gjergji vritet biznemeni bujar lika

Sondazh

Poll