Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, i dyshuari kryesor 21-vjeçari Tusha, “mister” bashkëpunëtori në atentat

31 Maj 2020, 07:26 Nga DOSJA
Ekzekutimi i biznesmenit në Laç, i dyshuari kryesor

LAÇ– Kreshnik Tusha, 21-vjeçari i plagosur dhe që po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës, është i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit, Bujar Hasan Lika.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Policia dyshon se Tusha dhe bashkëpunëtori i tij qëlluan 5 herë mbi Likën duke e lënë të vdekur në vend. Por gjatë shkëmbimit të zjarrit me viktimën kanë mbetur të plagosur edhe vetë. Ndërkohë ende nuk ka asnjë shenjë nga bashkëpunëtori i 21-vjeçari.

 Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Laç. I vdekur në vend ka mbetur, Bujar Lika. Ndërsa në spital disa orë më vonë ka ndërruar jetë, 53-vjeçari, Paulin Gjergji. Ndërkohë në gjendje të rëndë është Kreshnik Tusha, 21 vjeç. Ky i fundit është plagosur në këmbë por ende nuk dihen detaje të tjera nga gjendja e tij. 

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika kreshnik tusha bujar lika kreshnik tusha

Sondazh

Poll