Aktualitet

Atentati në Kurbin/ U plagos mbrëmë, ndërron jetë në spital 53-vjeçari Paulin Gjergji. Viktima e dytë pas biznesmenit

31 Maj 2020, 05:42 Nga DOSJA
Atentati në Kurbin/ U plagos mbrëmë, ndërron jetë

LAÇ- Ndërron jetë në spital Paulin Gjergji, 53-vjeçari i plagosur mbrëmjen e djeshme në atentatin e ndodhur në Laç, në një hotel që  ndodhet në autostradën Mamurras-Lezhë, në afërsi të kryqëzimit të Gjormit.

53-vjeçari Gjergji është viktima e dytë pas biznesmenit 37-vjeçar, Bujar Lika Sinani, i cili ndërroi jetë në vend për shkak të plumbave të marrë. Ndërkohë që në spitalin e Traumës, ëshët duke luftuar me vdekjen, i plagosuri i tretë nga atentati, dhe dëshmitari i vetëm i ngjarjes, 21-vjeçari i identifikuar si Kreshnik Tusha.

Ndërkohë Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për kapjen e autorëve të atentatit, dhe deri më tani ka shoqëruar të paktën 30 persona në Komisariat për t’i marrë në pyetje. 

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe tronditi gjithë Kurbinin. Sipas njoftimit të policisë së Shtetit, krimi ndodhi rreth orës 22:17. Ende nuk ka detaje lidhur me pistat e hetimit, dhe me arsyet se cili ka qënë shkaku i atentatit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji vritet biznesmeni bujar lika bujar lika kreshnik tusha paulin gjergji vritet biznesmeni bujar lika

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Maj 2020, 19:10

TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje rrëqethëse nga abuzimi seksual që është bërë ndaj 15-vjeçares në Tiranës, nga roja i shkollës ku vajza mës...