Abuzuan seksualisht me të miturën duke e shantazhuar me video intime, pranga 4 personave në Tiranë
TIRANË -Policia e Tiranës ka arrestuar një 65-vjeçar me iniciale A.D., i cili kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare, si dhe e filmoi aktin. Materialin filmik ia kishte shpërndarë edhe tre personave të tjerë, të cilët janë arrestuar gjithashtu.
Këta të fundit, po nëpërmjet shantazhit, kanë kryer gjithashtu marrëdhënie seksuale me të miturën. Po ashtu ata kanë filmuar aktin me qëllim për ta shpërndarë sërish videon. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dy celularë, ku ndodheshin edhe videot intime.
Njoftimi i policisë
Parandalohet abuzimi i mëtejshëm seksual me dhunë ndaj një të miture;
Policia vë në pranga 4 shtetas, për marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur.
Specialitët për Hetimin e Krimit pas informacionit të marrë se një shtetas, 65 vjeç, kishte abuzuar seksualisht me dhune më një të mitur 15-vjeçe, organizuan punën për identifikimin e personit dhe zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i 65-vjeçarit A.D. Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas kishte abuzuar seksualisht me dhunë me të miturën dhe pas abuzimit i kishte bërë video intime. Këto video ua kishte dhenë tre shtetasve, konkretisht K.P., 20 vjeç, R.O., 16 vjeç dhe F. B., 15 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën. Më pas ata kanë bërë video intime që t’ua shpërndanin personave të tjerë. Me ndërhyrjen e Policisë Kriminale u parandalua ky veprim kriminal. Në dhomën e intervistimit të të miturve dhe në prezencë të nënës, psikologes dhe avokates, specialistët për Hetimin e Krimeve nën drejtimin e Prokurorit, kanë administruar dëshminë e vajzës dhe të gjitha provat që implikojnë shtetasit e lartpërmendur. Gjithashtu është bërë e mundur të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dhe dy telefona celular në të cilët ndodheshin videot. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasve A.D., K.P., R.O. dhe F.B., për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për të verifikuar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë rast të abuzimit seksual me dhunë me të mitur.
(g.sh./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Aksident në Levan Tepelenë, ndërron jetë drejtuesi i motorit
TEPELENË-Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pak momente më parë në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se një makinë është përplasur me një motor.S...
Iu bllokuan 400 mijë dollarë/ Flet biznesmeni Gavoçi: Mediet aludojnë, nuk jam as shitës, as blerës, s’kam lidhje me par
Tiranë-Biznesmeni i ndërtimit Aleksandër Gavoçi ka reaguar për bllokimin e 400 mijë dollarëve. Gavoçi shprehet se gjithçka është një aludi...
Lëvizje në drejtorinë e policisë së Durrësit, ndryshohet shefi i Policisë Rrugore (EMRAT)
Durrës- Ndryshime në Drejtorinë e Policisë së Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Shefi i ri i Policisë Rrugore në qarkun e Durrësit do të jetë Andi ...
Të hënën i jepet lamtumira Sokol Keçit, shqiptarit humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali, flasin miqtë: Dhimbje e m
Itali- Sokol Keci, shqiptari, i cili humbi jetën në një aksident tragjik në Itali do të përcillet të hënën për në banesën e fundit. Mediet italiane rapotojnë se...
Policia “ndërron” mendje: Të dielën nuk do të ketë ndalim të qarkullimit të automjeteve
Tiranë- Policia e Shtetit “ndërron” mendje, pasi në një njoftim të dytë ka sqaruar se ditën e nesërme qytetarët mund të lëvizim me makina brenda qyteteve. Sipas...
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, ekstradohet drejt Italisë i riu nga Vau i Dejës
Një 29-vjeçar me iniciale V.Gj., nga Vau i Dejës është ekstraduar drejt Italisë. I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italine, pas...
Ndërtimi i ujësjellësit me ujin e burimit të Sinecit, banorët e Kuçovës në protestë, thirrje pushtetarëve: Mbajini dua
KUÇOVË- Banorët e fshatit Lumas në Kuçovë janë ngritur në protestë, kundër projektit të Bashkisë së Kuçovës për ndërtimin e një ujësje...
Gjendet trupi i marokenit që u mbyt dje në lumin Buna në Shkodër (EMRI)
Shkodër- Gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçarit, Rachid Muhamed i cili u mbyt një ditë më parë në lumin Buna në Shkodër. Trupi i tij është gjetur nga polum...
Shembja e teatrit/ AMT letër Presidentit të Bankës Europiane për Investim: Mos i jepni hua qeverisë shqiptare, ka shkelje l
Tiranë- Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar një letër Werner Hoyer, Presidentit të Bankës Europiane për Investim, ku i kërkon që të refuzojë kërkesën e...