Editorial

FOTO/ Thyen masat ndaj COVID-19, Patozi dhe Rama kapen mat në Gjirin e Lalzit

30 Maj 2020, 13:45 Nga DOSJA
FOTO/ Thyen masat ndaj COVID-19, Patozi dhe Rama kapen mat në Gjirin e

DURRËS- Plazhi në Shqipëri nuk ka filluar ende, mirëpo ky fakt nuk i ka ndaluar politikanët, që të drejtohen drejt zonave bregdetare. Edhe pse shumë qytetarë nuk janë lejuar nga policia të bëjnë plazh, me kreun e Bindjes Demokratike, Astrit Patozin dhe nënkryetarin e LSI, Luan Rama, nuk ka ndodhur kjo gjë.

Ata janë parë ditën e sotme në Gjirin e Lalzit, zonë kjo e frekuentuar nga politikanët, ku kanë ndërtuar edhe shtëpi. Me rregullat e tanishme, plazhet mund të frekuentohen vetëm nga banorët e zonave bregdetare, por dy personazhet e fotografuar ditën e sotme, nuk janë banorë të Gjirit të Lalzit.

Në këtë mënyrë, për të shkuar në këtë destinacion, ata kanë thyer edhe masat ndaj COVID-19, pasi Durrësi është zonë e kuqe dhe hyrja pa autorizim nuk lejohet. Ditën e djeshme, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se plazhet do të hapen që prej 1 qershorit, ndërsa do të hiqen edhe zonat e kuqe.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial astrit patozi gjiri i lalzit luan rama astrit patozi gjiri i lalzit luan rama

Sondazh

Poll

Editorial 29 Maj 2020, 12:24

Nuk rrëzuan Albinin, por përdhosën ndryshimin

TIRANË– Kësaj parrulle, pra se zgjedhjet janë një kurth për budallejtë, mbi të cilën kanë filozofuar nga Sartri e deri tek Alë Badiu, i kushtoi disa vite m...

Editorial 28 Maj 2020, 11:25

Kissingeri ndër ne

1.Ka ditë që po lexoj disa libra të lënë manash për kohë më të mira dhe njëkohësisht u kthehem herë pas here aktualiteteve, një konflikt i tmerrshëm mes narraci...

Editorial 24 Maj 2020, 09:41

Rilindja na do të varfër por të lumtur

Nga Meri LikaTek “Luani dhe Njëbrirëshi: socializmi dhe gjeniu anglez”, një ese botuar në vitin 1940, George Orwell, shtronte nevojën për të transformuar sistem...

Editorial 24 Maj 2020, 09:08

Drejtesi e vonuar eshte drejtësi e mohuar…

“Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”, ka thënë Martin Luther King! Kanë kaluar vetëm pak ditë nga shembja  e ndërtesës së Teatrit Kombëtar që tronditi op...