Editorial

Frika për incidente me të burgosurit, Jaeld Çela vendoset në qeli të veçantë nën masa të rrepta sigurie

24 Maj 2020, 11:23 Nga DOSJA
Frika për incidente me të burgosurit, Jaeld Çela vendoset

TIRANË –Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, po mbahet në masa të forta sigurie në burgun “302” në Tiranë. Sipas “Ora News”, Çela është vendosur në qeli të veçantë, për të shmangur incidentet, pasi në këtë burg ka shumë persona që janë arrestuar gjatë kohës kur ai ka qenë në detyre.

Më 19 maj, Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Jaeld Çelën. Ai u vetëdorëzua një javë më parë në Policinë e Tiranës, pas 3 vitesh kërkim.  Çela është dënuar me 3.4 vite burg për akuzën e favorizimit të grupit kriminal të Habilajve.

Në dëshminë para autoriteteve, ai pretendoi pafajsinë, ndërsa akuzoi prokurorët se e kishin kërkuar të bashkëpunonte kundër ish-ministrit Saimir Tahiri. Aktualisht gjyqi ndaj tij dhe ish-ministrit Tahiri ka ngrirë për shkak të pandemisë. Seanca e radhës ndaj Çelës pritet të zhvillohet më 28 maj.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial dorezohet jaeld cela jaeld cela dorezohet jaeld cela jaeld cela

Sondazh

Poll

Editorial 24 Maj 2020, 09:41

Rilindja na do të varfër por të lumtur

Nga Meri LikaTek “Luani dhe Njëbrirëshi: socializmi dhe gjeniu anglez”, një ese botuar në vitin 1940, George Orwell, shtronte nevojën për të transformuar sistem...

Editorial 24 Maj 2020, 09:08

Drejtesi e vonuar eshte drejtësi e mohuar…

“Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”, ka thënë Martin Luther King! Kanë kaluar vetëm pak ditë nga shembja  e ndërtesës së Teatrit Kombëtar që tronditi op...

Editorial 22 Maj 2020, 09:49

ANALIZA- Shkatërrojnë, se nuk ndëshkohen

Akti i rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë është edhe një arsye më shumë për të reflektuar dhe konstatuar se veprimet e tilla të pushteteve nuk janë të rastë...

Editorial 19 Maj 2020, 17:29

Pak burra të mirë…

Nëse do të doja ndonjëherë në jetë qe tek nje polic të shihja një fytyrë, larg qoftë të ishte jotja. Jo do zgjidhja, Carlo Alberto dalla Chiesan. Mos u trishto,...

Editorial 18 Maj 2020, 08:44

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka reaguar për premtimin e Lulzim Bashës se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë nga e para siç ishte Teatri Kombëtar ...