Editorial

Ngërçi i bisedimeve Kosovë-Serbi, Thaçi nuk lëviz pa ndërmjetësimin e SHBA-ve, raportuesja e PE: Nuk është zgjedhje per

27 Maj 2020, 11:12 Nga DOSJA
Ngërçi i bisedimeve Kosovë-Serbi, Thaçi nuk lëviz

BE-Raportesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, ka reaguar në lidhje me deklaratat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për deklaratat ndaj të deleguarit të posaçëm të BE për dialogun midis Kosovës dhe Serbsë, Mirosllav Lajçak. Në një postim në Tëitter, von Cramon shkruan se një lider i ëprgjegjshëm duhet të flasë me negociaorët ndërkombëtarë dhe nuk është zgjedhje personale.

Një lider i përgjegjshëm duhet të flasë me negociatorët ndërkombëtarë, nuk është një zgjedhje personale. Miroslav Lajçak e ka dëshmuar se ai është duke punuar për negociatat e orientuara drejt rezultatit. Çfarë është më e rëndësishme për Hashim Thaçin?”, shkruan von Cramon.

Ditën e djeshme, Thaçi u shpreh se nuk do të përfshihet në procesin e negociatave me Serbinë, pa ndërmjetësimin e SHBA-ve. Ai shtoi, se pa rolin e SHBA-ve, nuk mund të zgjidhen çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës kërkuan të shtunën rifillimin e menjëhershëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas ministrave të jashtëm të dy vendeve, çështjet e pazgjidhura mes Kosovës dhe Serbisë janë një factor destabiliteti për rajonin.

Mirosllav Lajçak u emërua në postin e të deleguarit të posaçëm të BE që në fillim të muajit prill dhe që prej asaj kohe ka zhvilluar biseda telefonike me zyrtarë në Kosovë dhe Serbi, por jo me presidentin Thaçi. Bisedimet e lehtësuara nga Bashkimi Europian, janë pezulluar që nga nëntori i viti 2018, për shkak të tarifave të vendosura nga qeveria kosovare ndaj mallrave serbe. Tashmë tarifa është zëvendësuar me masa të reciprocitetit nga qeveria kosovare, por bisedimet nuk dihet ende se kur mund të fillojnë.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial hashim thaci viola von cramon hashim thaci viola von cramon

Sondazh

Poll

Editorial 24 Maj 2020, 09:41

Rilindja na do të varfër por të lumtur

Nga Meri LikaTek “Luani dhe Njëbrirëshi: socializmi dhe gjeniu anglez”, një ese botuar në vitin 1940, George Orwell, shtronte nevojën për të transformuar sistem...

Editorial 24 Maj 2020, 09:08

Drejtesi e vonuar eshte drejtësi e mohuar…

“Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”, ka thënë Martin Luther King! Kanë kaluar vetëm pak ditë nga shembja  e ndërtesës së Teatrit Kombëtar që tronditi op...

Editorial 22 Maj 2020, 09:49

ANALIZA- Shkatërrojnë, se nuk ndëshkohen

Akti i rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë është edhe një arsye më shumë për të reflektuar dhe konstatuar se veprimet e tilla të pushteteve nuk janë të rastë...

Editorial 19 Maj 2020, 17:29

Pak burra të mirë…

Nëse do të doja ndonjëherë në jetë qe tek nje polic të shihja një fytyrë, larg qoftë të ishte jotja. Jo do zgjidhja, Carlo Alberto dalla Chiesan. Mos u trishto,...