Editorial

Nuk rrëzuan Albinin, por përdhosën ndryshimin

29 Maj 2020, 12:24 Nga DOSJA
Nuk rrëzuan Albinin, por përdhosën ndryshimin

TIRANË– Kësaj parrulle, pra se zgjedhjet janë një kurth për budallejtë, mbi të cilën kanë filozofuar nga Sartri e deri tek Alë Badiu, i kushtoi disa vite më pas një skeç të famshëm humoristi i ndjerë francez, Kolysh:  “Nëse votimet do të ndryshonin diçka, ato do ishin të ndaluara prej kohësh”, thoshte ai.

Në mënyrë më banale dhe më vulgare, kjo fabul e parathënë që shekullin e shkuar është përsëritur edhe në Kosovë. Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, si cili ka noterizuar zhbërjen vullnetit  të gjashtë tetorit, është një provë më shumë se sido që të votojë populli, në fund është një kastë ajo që vendos.

Është e kotë pas kësaj të kalamendesh, nëse gjykatësit kushtetues të Prishtinës kanë të drejtë apo jo kur thonë “njëzëri” se triumfi i një mocioni nuk çon automatikisht në zgjedhje, nëse ata janë në mirbesim kur teorizojnë mbi afatet e fillimit dhe fundit të kohës së një mandatari, për të paraqitur një kabinet qeverisës.

Është gjithashtu e pafrytshme të fillosh e të qëmtosh se si përkonin deklaratat e kushtetueses me ato të presidentit dhe se si, në rrethana të tjera dikur, Gjykata kishte bërë interpretime te ndryshme.

Morali i kësaj fabule është i thjeshtë: një pakicë dominante nuk do ta lëshojë pushtetin, cilido që të jetë vullneti i shumicës së popullsisë për këtë.

Në këtë kuptim, çertifikimi që në prag mesnate i’u bë në rrugë gjyqësore, një grushti shteti të nisur më parë, nuk është një goditje, as ndaj Vetvendosjes, as ndaj Albin Kurtit. Ai përbën mbi të gjitha një përdhosje të inspiratave të atyre që votuan në fillim të tetorit.

Ai është konfirmimi se një grusht ish komandantësh, që shpesh janë sjellë me këtë vend më keq se Arkani, vazhdojnë ta shohin atë si një tokë për të bërë plaçkë lufte.

Ai është konfirmimi se klani Pronto nuk ka ndërmend ti lëshojë me asnjë çmim, postet nevralgjike dhe pasuruese të shtetit.

Ai është konfirmimi se kjo klikë mund të bëjë aleancë me çdo gangster ndërkombëtar, për të vazhduar të qëndrojë në pushtet.

Ai është konfirmimi se ata janë të gatshëm të falin territore, të pranojnë trajtim jo reciprok nga Serbia, vetëm që të vegjetojnë në kolltukët e tyre.

Ai është konfirmimi, se ata mund të dorzojnë lehtësisht dinjitet, fytyrë, premtime para zgjedhësve, vetëm për të mos hequr dorë nga e drejta për të bërë tendera dhe ndarë përfitime.

Natyrisht edhe Albin Kurti dhe Vetëvendosja kishin mundësi dhe dinin ti bënin këto. Por ata bënë një zgjedhje, nuk kërkuan një zgjidhje.

Edhe ata, mundeshin ti firmosnin Rik Grenellit mbi një fletë të bardhë, që të bënte ç’të donte me dialogun dhe kufijtë e Kosovës. Por ata vendosën shtetin para pushtetit.

Edhe ata dinin të joshnin me favore, punësime familarësh, para publike ndonjërin nga ata deputetë që rrëzuan qeverinë vetëm pas 45 ditësh, por ndonëse kjo është një praktikë pothuajse e zakonshme në Ballkan, me kabinetin Kurti një gjë e tillë nuk ndodhi.

Edhe ata dinin të joshnin me njëmijë e një mënyra që të ofron pushteti, ndonjërin nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, por këta të fundit votuan “njëzëshëm” në favor të atyre që i kanë instaluar prej kohësh këto marëdhënie klienteliste.

Pra, Albin Kurti nuk është se nuk e kishte para vetes obsionin për t’u servilosur ndërkombëtarisht, për të korruptuar lokalisht, në emër të mbajtjes me çdo kusht të pushtetit. Por mes saj dhe qëndrimit besnik ndaj mandatit që i kishin dhënë votuesit, ai respektoi virtytshëm të dytën.

Prandaj, të gjitha akuzat për mospasjen e përvojës, mungesën e elasticitetit, arrogancën dhe paaftësinë për të ndarë pushtet, si shkaqe që sollën rrëzimin e qeverisë, janë foshnjarake në argumentim dhe të sforcuara në logjikë.

Albinin dhe ata që e ndoqën në aventurën e pafat të një transformimi radikal, i përmbysën vetëm për një shkak: se ata këmbëngulën deri në fund për ti qëndruar besnikë vullnetit të zgjedhësve, që binte katërcipërisht ndesh me interesat e shumicës së kastës në Prishtinë.

Në këtë kuptim, ata që e kryen këtë puç, nuk i kanë borxh as Albin Kurtit dhe as Vetëvendosjes, ata ia kanë atë popullit të tyre.

Tani raporti nuk është më mes atyre që ranë dhe atyre që po ringrihen, por mes qytetarëve të nëpërkëmbur, të indinjuar, të revoltuar, të cilëve u lind e drejta që të bëjnë gjithçka për të rikthyer në vend dinjitetin e tyre. Tani radhën e kanë ata. Për të treguar se nuk janë një kope delesh që i shpien më kot para kutive të votimit. Për të dëshmuar se ka një pjesë të shoqërisë kosovare, që zgjedhjet nuk i sheh si kurth për budallejtë.

Marrë nga Lapsi.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial albin kurti qeveria kurti albin kurti qeveria kurti

Sondazh

Poll

Editorial 28 Maj 2020, 11:25

Kissingeri ndër ne

1.Ka ditë që po lexoj disa libra të lënë manash për kohë më të mira dhe njëkohësisht u kthehem herë pas here aktualiteteve, një konflikt i tmerrshëm mes narraci...

Editorial 24 Maj 2020, 09:41

Rilindja na do të varfër por të lumtur

Nga Meri LikaTek “Luani dhe Njëbrirëshi: socializmi dhe gjeniu anglez”, një ese botuar në vitin 1940, George Orwell, shtronte nevojën për të transformuar sistem...

Editorial 24 Maj 2020, 09:08

Drejtesi e vonuar eshte drejtësi e mohuar…

“Drejtësi e vonuar është drejtësi e mohuar”, ka thënë Martin Luther King! Kanë kaluar vetëm pak ditë nga shembja  e ndërtesës së Teatrit Kombëtar që tronditi op...

Editorial 22 Maj 2020, 09:49

ANALIZA- Shkatërrojnë, se nuk ndëshkohen

Akti i rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë është edhe një arsye më shumë për të reflektuar dhe konstatuar se veprimet e tilla të pushteteve nuk janë të rastë...