Editorial

Anulohet ‘Sunny Hill’/ Organizatorët zbulojnë se KUR do zhvillohet festivali i njohur

22 Maj 2020, 18:30 Nga DOSJA
Anulohet ‘Sunny Hill’/ Organizatorët zbulojnë se KUR do

KOSOVE-Për shkak të pandemisë që ka pushtuar botën festivali kosovar, Sunny Hill është anulluar.

Ishte vetë faqja e festivalit ajo e cila bëri një deklaratë zyrtare në Instagram duke njoftuar me keqardhje të madhe se këtë vit nuk do mund të realizohet.

Mirëpo në deklaratën e dhënë shkruhet se festivali pritet të zhvillohet vitin e ardhshëm në muajin gusht me te ftuar artistë të njohur në botë duke na e lene surprizen vendin se ku do mbahet.

Me zemër të rënduar duhet të ju konfirmojmë se Sunny Hill Festival 2020 nuk do të zhvillohet këtë muaj gushti, për shkak të krizës globale të shkaktuar nga Covid-19. Shëndeti dhe siguria e pjesëmarrësve të festivalit, stafit tonë, partnerëve, artistëve tanë, miqve dhe komunitetit të përgjithshëm të festivalit është me shumë rëndësi për të gjithë ne. Tashmë ne mezi presim të takohemi përsëri në gusht 2021 me shumë gjëra të mëdha që na presin përpara. Vendndodhja e re, artistët më të mirë, fushat më të mëdha dhe zonat e argëtimit, amfiteatri i ri natyror…”, shkruhet ne njoftim.

 

 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival) on

Kujtojmë se Sunny Hill është një organizatë e themeluar në Prishtinë nga babai i Dua Lipës. Kjo e fundit ishte e pranishme vitin që shkoi në këtë event së bashku me reperin Gashi dhe shumë artistë të tjetër të njohur shqiptarë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial anulim sunny hill anulim sunny hill

Sondazh

Poll

Editorial 22 Maj 2020, 09:49

ANALIZA- Shkatërrojnë, se nuk ndëshkohen

Akti i rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë është edhe një arsye më shumë për të reflektuar dhe konstatuar se veprimet e tilla të pushteteve nuk janë të rastë...

Editorial 19 Maj 2020, 17:29

Pak burra të mirë…

Nëse do të doja ndonjëherë në jetë qe tek nje polic të shihja një fytyrë, larg qoftë të ishte jotja. Jo do zgjidhja, Carlo Alberto dalla Chiesan. Mos u trishto,...

Editorial 18 Maj 2020, 08:44

TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka reaguar për premtimin e Lulzim Bashës se kur të vijë në pushtet do të ndërtojë nga e para siç ishte Teatri Kombëtar ...