Bota

Detaje të frikshme/ Oficerit amerikan “s’i dilte inati” me George Floyd-in, e mbajti gjurin tek qafa e tij edhe 3 minuta

30 Maj 2020, 07:12 Nga DOSJA
Detaje të frikshme/ Oficerit amerikan “s’i dilte inati”

SHBA- Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e  George Floyd në SHBA. CNN raporton se  Prokurori i qarkut Hennepin, Michael Michael Freeman e ka akuzuar policin  Derek Chauvin për vrasje të “shkallës së tretë”.

Familja e Floyd dhe avokati i tyre, Benjamin Crump, janë të shqetësuar që Chauvin nuk u akuzua për një vepër më të rëndë. “Ne prisnim një akuzë për vrasje të shkallës së parë. Ne duam një akuzë vrasjeje të shkallës së parë. Dhe ne duam t’i shohim oficerët e tjerë të arrestuar. Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të rishikojnë akuzat për të pasqyruar fajësinë e vërtetë të këtij oficeri.”, u shprehën familjarët.

Sipas CNN, efektvi Chauvin e kishte gjurin për 8 minuta e 46 sekonda në qafën e viktimës. Po kështu ai kishte gjurin e tij qafën e George Floyd edhe 2 minuta, 53 sekonda, pasi ky i fundit kishte vdekur.

Nëse ofiCeri do të akuzohej për vrasje të shkallës së tretë do të dënohej me 25 vite burg. Me akuzën që i ka ngritur Prokuroria, rrezikon vetëm 10 vite burg.

Pas kësaj ngjarje të rëndë, në SHBA kanë nisur demonstrat. Guvernatori i shtetit të Minesotës, Tim Walc ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme duke urdhëruar ndërhyrjen e Gardës Kombëtare. Po kështu është arrestuar edhe një gazetar i CNN.

Burimi: CNN 

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota derek chauvin george floyd derek chauvin george floyd

Sondazh

Poll

Bota 30 Maj 2020, 05:10

Donald Trumpi i ofenduar i kthehet twitter-it

Presidenti amerikan, Donald Trump është futur në prapë në një luftë të vogël në internet. Këtë herë është Twitteri, mediumi përmes të cilit komunikon Donald Tru...