Aktualitet

30 Maj 2020, 10:16 Nga DOSJA

Tiranë- Zbardhen kërcënime të tjera që banda e Avdulajve u ka bërë policëve të burgut “313” në Tiranë.  Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur një tjetër kërcënim, ku në një moment një anëtar i bandës iu thotë një polici që ta mbajnë mend fytyrën e tij, pasi do t’i heqë qafe sapo të dalë nga burgu.

“Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital. Nuk i kontrolloni dot Avdylajt. Për 10 ditë unë jam jashtë, mbaje mend fytyrën time, do t’iu heqim qafe”, është një nga kërcënimet.

Një ditë më parë Gjykata e Tiranës mori vendimin që të anulonte vendimin e   drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili, i cili pas një sherri në burgun “313”, izoloi për tre muaj, pesë anëtarët e grupit Abdylaj.  Ngjarja në fjalë ndodhi më datë 23 maj, të këtij viti. Në burgun 313, u raportuar se të dënuarit Hajri Seferi, Astrit Avdyli, Altin Avdyli, Saimir Gjepali dhe italiani Giovani di Cosimo janë përplasur me efektivët e policisë së burgjeve, për shkak të një celulari që u gjet në qeli.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet avdylajt perplasen me policine burgu 313 avdylajt perplasen me policine burgu 313

Sondazh

Poll