Aktualitet

Rama dhe Ardi Veliu nuk janë në një mendje, bëjnë “lëmsh” qytetarët për të dielën (Urdhrat kontradiktorë)

30 Maj 2020, 09:52 Nga DOSJA
Rama dhe Ardi Veliu nuk janë në një mendje, bëjnë

Tiranë- Qytetarët janë konfuzë për të dielën, pasi nga qeveria ka dhënë dy njofitme kontadiktore. Mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama, njoftoi se gjatë kësaj fundjave do të lejohet lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve brenda zonave.

“Hapen pa kufizime aktivitetet e lejuara të biznesnit në të gjithë vendin. Hiqen kufizimet e lëvizjes së këmbësorëve dhe automjeteve brenda zonave. Nuk do të lejohet dalja nga perimetri i zonave të kuqe deri më qeshor”, njoftoi kryeministri Edi Rama.

Por, Policia e Shtetit ka dhënë një tjetër urdhër, i cili kundështon njoftimin e Ramës dhe vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë.  Sipas policisë ditën e nesërme, më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, por nuk lejohet në asnjë qytet qarkullimi i automjeteve.  Po kështu, Policia sqaron se nesër lejohet lëvizja e këmbësorëve edhe në zonat e kuqe, por gjatë kësaj fundjave nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Mesa duket Rama dhe Ardi Veliu, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk janë në një mëndje. Ndërkohë qytetarët nuk dinë si të veprojnë për nesër, të lëvizin apo jo me makina.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu edi rama ardi veliu edi rama

Sondazh

Poll