Aktualitet

Masat për fundjavën/ Policia e Shtetit: Të dielën nuk lejohet lëvizja me makina në asnjë qytet të vendit, të gjitha biz

30 Maj 2020, 09:25 Nga DOSJA
Masat për fundjavën/ Policia e Shtetit: Të dielën nuk

Tiranë- Policia e Shtetit ka njoftuar se ditën e nesërme, më 31 maj do të jenë të hapura të gjitha bizneset, por nuk lejohet në asnjë qytet qarkullimi i automjeteve. Policia sqaron se nesër lejohet lëvizja e këmbësorëve edhe në zonat e kuqe. Sipas policisë gjatë kësaj fundjave nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare.

Njoftimi i Policisë:

Në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, Policia e Shtetit njofton të gjithë qytetarët se në datën 31.05.2020 do të jenë të hapura të gjitha bizneset, si dhe do jetë e lirë lëvizja për këmbësorët, por nuk do lejohet në asnjë qytet të vendit qarkullimi i automjeteve. Gjithashtu, edhe për këtë fundjavë nuk do lejohet hyrja dhe dalja në zonat e kuqe, si dhe ndalohet lëvizja drejt plazheve nga zonat që nuk janë zona bregdetare. Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet ndalim-qarkullimin me automjete për ditën e nesërme, si dhe të respektohet distancimi social në të gjithë vendin.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për covid 19 policia e shtetit masat për covid 19 policia e shtetit

Sondazh

Poll