Aktualitet

Urime në “Parajsë”/ Teatri Eksperimental kujton 75-vjetorin e shfaqjes së parë dhe uron Teatrin Kombëtar

30 Maj 2020, 09:41 Nga DOSJA
Urime në “Parajsë”/ Teatri Eksperimental kujton

Tiranë- Teatri Eksperimental “nga parajsa” ka uruar Teatrin Kombëtar për 74-vjetorin e shfaqjes së parë. Dy teatrot janë zhdukur, por megjithatë urimi është bërë zyrtarisht. Në faqen e Facebook të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, institucion ky që drejtohet nga Kiço Londo është bërë edhe urimi për  Teatrin Kombëtar.

“Neper mjergull mberritem sot ne 75 vjetorin e shfaqies se pare te Teatrit te Shtetit(sot Teatri Kombetar). 30 Maj 1945. Ora 18.oo. Ne Skenen e Kinema -Teater “Kosoves” u dha premiera e shfaqies “Topazi” te autorit Marcel Pagniol me Regjisor Sokrat Mio dhe aktore: Andon Pano,Olga Shuaraja, Lazer Filipi, Nikolla Panajoti etj. Teatri Kombetar Eksperimental me nderim hedh mbi historine e ndritur dhe te dhimbeshme te Teatrit Kombetar Shqiptar nje shi trendafilash dhe duartrokitjesh. Faleminderit Teatri Kombetar.”, thuhet në faqen në Facebook të Teatrit Eksperimental.

Edhe pse këto dy godina u shembën më 17 maj, pas një vendimi të Këshillit Bashkiak të Tiranës, ato kujtohen nga shumë artistë dhe qytetarë.  Shkatërrimi i dy teatrove u shoqërua me protesta të shuma dhe policia ushtroi dhe dhunë ndaj protestuesve dhe artistëve. Pas shembjes së godinës Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur takime në çdo qytet dhe po mbledh firmat për peticionin që kërkon rindërtimin e Teatrit aty ku ishte dhe siç ishte më parë. Rama ka premtuar se në atë truall do të ndërtohet sërish teatri, por me një projekt tjetër.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shembet teatri kombetar teatri eksperimental teatri kombetar shembet teatri kombetar teatri eksperimental teatri kombetar

Sondazh

Poll