Politike

Rama sulmon Bashën për takimin në Durrës: Rrezikon shëndetin e njerëzve për një pllakë gramafoni!

30 Maj 2020, 10:01 Nga DOSJA
Rama sulmon Bashën për takimin në Durrës: Rrezikon

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimin që kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar paraditen e të shtunës në qytetin e Durrësit. Përmes Twitter, Rama ka shpërndarë një foto ku Basha duket mes dhjetra protestuesve dhe e akuzon se ka rrezikuar shëndetin e qytetarëve për të shpërndarë mesazhe politike, që siç i quan ai janë “pllakë gramafoni”.

POSTIMI I RAMËS:

TË RREZIKOSH SHËNDETIN DHE JETËN E NJERËZVE PËR TË LUAJTUR NJË PLLAKË GRAMAFONI! pic.twitter.com/Z5IgHIo2o9

— Edi Rama (@ediramaal) May 30, 2020


Paraditen e sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar banorët në zonën e ish-kënetës në Durrës. Gjatë vizitës së tij, Basha u njoh më nga afër me problemet e qytetarëve. Kryedemokrati përsëriti akuzat ndaj Ramës, duke thënë se Ramavirusi ka shkatërruar ekonominë dhe vendet e punës, si dhe ka rritur taksat për 7 vite.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha lulzim basha ne durres edi rama lulzim basha lulzim basha ne durres

Sondazh

Poll