Politike

Makina e Bashës shkel rregullat e qarkullimit, del në Facebook-un live të kryeopozitarit (VD)

31 Mars 2019, 06:48 Nga DOSJA
Makina e Bashës shkel rregullat e qarkullimit, del në Facebook-un live

Durrës- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim basha, nuk ka shkëlqyer në tentativën e parë për të përdorur rrjetet sociale si kundërshtari i tij Edi Rama. Pak nën presionin e vazhdueshëm të Ramës dhe pak nga entuziazmi për pritjen me një varg të gjatë makinash me flamuj, ndërsa hynte në Durrës, vendosi të nxjerrë telefonin për të bërë një Facebook Live.

Nuk do të ishte e nevojshme të ishe në makinë, për të kuptuar se dora i tundej, apo që xhirimi i videove nuk është pika më e fortë e shefit të opozitës. Videoja linte shumë për të dëshiruar, por edhe në një moment kur figura u stabilizua, aty nga sekonda e 38 e videos e në vazhdim, u duk se si makina e Bashës, parakaloi në krahun e djathtë, duke shkelur rregullat e qarkullimit. Ajo që u parakalua, vërtet ishte makinë shoqëruese, por rregullorja nuk e parashikon këtë situatë, kështu që shkelja mbetet.

Neni 146 pika 3 thote që ” Drejtuesi i mjetit duhet, duke përdorur sinjalizimin përkatës të vendosur në mjet, të zhvendoset në të majtë të mjetit që do të parakalohet”. Kështu me videon e tij, kryetari i PD-së, rrezikon të marrë një gjobë të majme.

(Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne durres makina e bashës shkel rregullat e qarkullimit video live lulzim basha basha ne durres makina e bashës shkel rregullat e qarkullimit video live lulzim basha

Sondazh

Poll