Politike

Foli për kënde sportive të rikonstruktuara, detaji që Veliajn e nxorri zbuluar (FOTO)

31 Mars 2019, 05:44 Nga DOSJA
Foli për kënde sportive të rikonstruktuara, detaji që

Tiranë- Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj një ditë më parë deklaroi se ka transformuar dhe përmirësuar infrastrukturën sportive në shkollat e kryeqytetit. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Atletikës, organizuan “Kids Athletics”, në terrenet e reja sportive të shkollës “Dora D’Istria”, ku u realizua një orë mësimi mbi metodikën e promovimit të sportit të atletikës nëpër shkolla. Veliaj u shfaq i veshur sport, në krahë të nxënësve të shkollës “Dora D’Istria”, në një fushë sporti të shkollës.

“Jam shumë i lumtur që arritëm ta transformonim këtë hapësirë, por a mjafton që shkolla të qëndrojë e hapur vetëm paradite? Jo! Një nga arsyet pse jemi këtu sot, bashkë me miqtë tanë sportistë, është se jemi po aq të interesuar që ju të jeni të suksesshëm si brenda në klasa, ashtu edhe jashtë saj”,  u  shpreh Veliaj teksa ishte në shkollën “Dora D’Istria”.

Por nga ky takim i Veliaj i cili u transmetua hap pas hapi në Facebook nuk mund të lëmë mënjanë një detaj.

Në një nga fotot e publikuara të Veliajt, teksa pozon në krahë të fëmijëve vihet re tabela e një fushe basketbolli e çarë. Mesa duket  stafit të kryebashkiakut i ka shpëtuar ky detaj që në fakt bie në kundërshtim me të gjitha deklarat e Veliajt, pasi ky i fundit u shpreh se ambientet sportive janë rikonstruktuar.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj kënder sportive veliaj takimi me fëmijët erion veliaj kënder sportive veliaj takimi me fëmijët

Sondazh

Poll