Politike

Zgjedhorja/ Paralajmëron Meta: Nëse ndryshimet miratohen në mënyrë të njëanshme s’ka negociata

29 Maj 2020, 14:22 Nga DOSJA
Zgjedhorja/ Paralajmëron Meta: Nëse ndryshimet miratohen në

TIRANË -Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur përparimin e diskutimeve në tryezën e reformës zgjedhore. Në një postim në Facebook, Meta ka bërë thirrje që palët të mbajnë fjalën dhe ta përmbyllin me konsensus reformën më 31 maj. Më tej ai ka paralajmëruar, se nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor miratohen në mënyrë të njëanashme, do të ketë zero çelje negociatash.

Për çështjen e Kodit Zgjedhor, jam i kënaqur, që sipas aktorëve politikë dhe diplomatikë, ka përparime.Mezi po pres që palët të mbajnë fjalën dhe në datën 31 maj 2020 të përmbyllin me konsensus ndryshimet që kërkohen me aq ngulm prej kohësh nga Bashkimi Europian, dhe partnerët e tjerë. Do ta duartrokas konsensusin dhe menjëherë do t’i firmos këto ndryshime sapo të vijnë! Por nëse ndryshimet në Kodin Zgjedhor, miratohen në mënyrë të njëanshme, do të ketë ZERO çelje negociatash të Shqipërisë me Bashkimin Europian, jo deri në zgjedhjet e ardhshme, por edhe deri në zgjedhjet e tjera që do vijnë pas tyre”, shkruan Meta.

Në takimin e ditës së sotme, palët nuk ka rënë ende dakord për asnjë prej pikave të diskutimit. Deri më tani, është gjetur dakordësia për shkurtimin e periudhës zgjedhore nga 3 në 1 muaj, financimin miks dhe kuotat gjinore. Palët ndahen tek përdorimi i teknologjisë në zgjedhje depolitizimi i adminsitratës zgjedhore, ku PS e kërkon të plotë, ndërsa opozita miks. Përsa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, e vetmja që ka kërkuar deri më tani një gjë të tillë është Rudina Hajdari.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta reforma zgjedhore ilir meta reforma zgjedhore

Sondazh

Poll

Politike 29 Maj 2020, 11:37

TIRANË– Presidenti Ilir Meta në një konferencë për shtyp ka folur lidhur me lajmin për Pashalimanit nga qeveria tuke dhe deklaratat e ambasadores amerikane...