Bota

“Ishte urdhër nga perëndesha’/ Prifti në Indi vret  52-vjeçarin për t’i dhënë fund pandemisë së Covid-19, polici

29 Maj 2020, 17:30 Nga DOSJA
“Ishte urdhër nga perëndesha’/ Prifti në Indi

 INDI– Një prift në Indi i ka prerë kokën një burri 52-vjeçar, si një dhuratë ndaj “perëndive” për t’i dhënë fund koronavirusit në botë. Mediat ndërkombëtare kanë raportuar se prifti 70-vjeçar me emrin Sansari Ojha, nga tempulli i Brahmani Devi, është arrestuar nga policia.

Bëhet me dije se viktima ishte identifikuar me ermin Kumar Pradhan, ndërkohë oficeri i policisë Ashish Kumar Singh, tha se prifti ishte i dehur ditën që ka ndodhur ngjarja, madje po në të njëjtën gjendje ishte edhe gjatë momentit të arrestimit.

Ndërsa prifti kishte folur në lidhje me ngjarje duke u shprehur se për kryerjen e këtij veprimi ishte detyruar nga ëndrra pasi kishte parë një perëndeshë e cila I kishte thënë që duhet të sakrifikojë dikush.

 “Prifti pretendon se ka parë një perëndeshë në ëndrrën e tij, e cila i ka kërkuar të sakrifikojë jetën e një njeriu për t’i dhënë fund koronavirusit në botë. Prandaj për t’iu bindur urdhërit të “perëndeshës” prifti flijoi 52-vjeçarin”, tha Alok Ranjan Ray, zëdhënës i policisë.

Ndërkohë raportohet se trupi i pajetë i Kumar Pradhan pritet t’i nënshtrohet autopsies.

Burimi:Dailymail

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ashish kumar singh indi sansari ojha ashish kumar singh indi sansari ojha

Sondazh

Poll