Sport

Më në fund vjen lajmi i mirë, nga 3 qershori rinis Kampionati shqiptar i futbollit

29 Maj 2020, 13:11 Nga DOSJA
Më në fund vjen lajmi i mirë, nga 3 qershori rinis Kampionati

TIRANË– Kampionati shqiptar i futbollit do të rinisë më 3 qershor. Federata Shqiptare e Futbollit kishte javë që priste një konfirmim dhe më në fund ka ardhur.

Ministria e Shëndetësisë ka firmosur sot urdhërin e aktiviteteve të lejura në këtë fazë të pandemisë, duke deklaruar se do të lejohen ndeshjet e futbollit me dyer të mbyllura (pa tifozë).

Do të lejohen nga data 1 qershor kampionatet sportive, pa praninë e publikut. Do të hapen parqet, qendrat e formimit arsimor, kulturor, qendrat e internetit sipas protokolleve të sigurisë, si dhe palestrat sipas protokolleve të miratuara.“- ka thënë ministrja Ogerta Manastirliu.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nga Ministria apo Federata Shqiptare e Futbollit, nëse ky urdhër vlen edhe për ligat e ulëta të futbollit shqiptar.

M.P/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport kampionati shqiptar i futbollit koronavirusi ne shqiperi kampionati shqiptar i futbollit koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll