Politike

Edhe dy ditë afat për ‘Zgjedhoren’/ Meta: Pres 31 majin, por po kaloi pa konsensus do ta kthej në Kuvend

29 Maj 2020, 09:20 Nga DOSJA
Edhe dy ditë afat për ‘Zgjedhoren’/ Meta: Pres 31 majin,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta në një konferencë për mediet deklaroi se shpreson që Reforma Zgjedhore të përfundojë para 31 majit. Ai theksoi se mezi pret të duartrokasë këtë reformë. Meta  paralajmëroi se menjëherë pas firmosjes së reformës do të shpallë ditën e zgjedhjeve.

Kreu i shtetit gjithashtu shtoi se nëse nuk ka një konsenus mes palëve, atëherë ai do ta kthejë për rishqyrtim edhe pse e di se do të miratohet nga shumica por paralajmëroi ‘katroni jeshil’ do të kthehet në të kuq nga vendet e BE-së. 

Duke ‘harruar’ që të përmendë SHBA-të dhe këmbënguljen e tyre për një reformë, e cila do të mundësojë zgjedhje të lira, Meta tha se duheshin plotësuar me ngulm të gjitha kushtet për të ardhmen e vendit në BE, për të mos cënuar vendimin për hapjen e negociatave Gjithashtu Meta është pyetur edhe për mbërritjen e opinionit të Komisionit të Venecias, çështje për të cilën presidenti u shpreh i paqartë nëse kishte mbërritur në zyrën e tij. Gjithsesi ai shtoi se ishte i qetë pasi kishte zbatuar vetëm Kushtetutën. 

Lidhur me lajmin se qeveria turke do të ‘zbarkonte’ në Pashaliman, Meta u shpreh se nuk kishte dijeni për rastin dhe se do të jepte një përgjigje sapo të këshillohej me ekspertët pranë Presidencës.

Nuk munguan as ‘ngacmimet’ për Reformën në Drejtësi, ku u përmend edhe faljë që ish-ambasadori amerikan Donald Lu i kishtë kërkuar Metës me pretendimin se ishte dezinformuar. I pyetur nëse e njëjta gjë kishte ndodhur edhe me Yuri Kim, pas ‘shkundjes’ që ajo bëri pak ditë më parë, Meta nuk komentoi duke këmbëngulur se zbatonte thjesht Kushtetutën dhe askush nuk do ta detyronte që ta shkelte atë.

(k.m/j.v./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta konference me gazetaret ilir meta meta konference me gazetaret

Sondazh

Poll