Politike

“Zgjedhorja”/ Lulzim Basha sot në orën 12:00 takim me aleatët

29 Maj 2020, 08:52 Nga DOSJA
“Zgjedhorja”/ Lulzim Basha sot në orën 12:00 takim me

Tiranë- Ditën e sotme kreu i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me aleatët. Pritet që mbledhja të nisë në orën 12:00, ku në qendër të diskutimeve do të jetë Reforma Zgjedhore.

 

Ndërkohë sot në orën 11:00 pritet të nisë edhe mbledhja e radhës e Komitetit të Reformës Zgjedhore, ku do të disktuohet për teknologjinë që do të përdoret në zgjedhje dhe për administratën zgjedhore. Ndërsa në mbledhjen e fundit të Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore palët u dakordësuan për  për periudhën zgjedhore nga 3 muaj, në 1 të vetëm. Po kështu kanë rënë dakord për periudhën e votimit, ose në pranverë ose në vjeshtë dhe pati  dakordësi edhe për kuotat gjinore. Palët janë zotuar që Reforma Zgjedhore do të përfundojë deri më 31 maj. Sakaq, tre ditë më parë Yuri Kim shkoi në zyrën e Bashës, ku mori premtimin nga ky i fundit se Reforma Zgjedhore do të mbyllet në kohë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha mbledh aleatet reforma zgjedhore basha mbledh aleatet reforma zgjedhore

Sondazh

Poll