Politike

Ngecin diskutimet për Reformën Zgjedhore, teknologjia në zgjedhje mollë sherri. PD dorëzon propozime të reja

29 Maj 2020, 07:58 Nga DOSJA
Ngecin diskutimet për Reformën Zgjedhore, teknologjia në zgjedhje

TIRANË-  Është zhvilluar sot mbledhja e radhës e Këshillit Politik. Pas mbledhjes përfaqësusit e maxhorancës dhe opozitës kanë treguar se nuk është arritur akoma një konsensus i plotë. 

Pika ku kanë ngecuar diskutimet është përdorimi i teknologjisë në zgjehdje, pasi nga opozita kërkohet që teknologjia të hstrihet në të gjithë vendin, por maxhoranca shprehet se duhet bërë pjesë pjesë siç është dhe rekomandimi i ODIHR.

Ndërkohë maxhoranca kërkon që komisionerët e votimeve të zgjidhen nga administrata shtetërore, ndërsa opozita kërkon një formulë mikse, ku edhe partitë të kenë vëzhguesit e tyre.

Në mbledhjen e Këshillit Politik të Reformës Zgjedhore, që u zhvillua pak ditë më parë palët u dakordësuan për  për periudhën zgjedhore nga 3 muaj, në 1 të vetëm. Po kështu kanë rënë dakord për periudhën e votimit, ose në pranverë ose në vjeshtë dhe pati  dakordësi edhe për kuotat gjinore. Palët janë zotuar që Reforma Zgjedhore do të përfundojë deri më 31 maj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike keshilli politik keshilli politik 29 maj 2020 reforma zgjedhore keshilli politik keshilli politik 29 maj 2020 reforma zgjedhore

Sondazh

Poll