Politike

E akuzuan se ka një vëlla të dënuar, Salianji: Ka ndryshuar emrin për efekt dokumentacioni

30 Mars 2019, 11:14 Nga DOSJA
E akuzuan se ka një vëlla të dënuar, Salianji: Ka ndryshuar

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka pranuar se ka një vëlla që jeton jashtë Shqipërisë. Në emisionin “Java” në RTSH, Salianji tha se ka një vëlla që ka ndryshuar emrin për shkak të dokumentacionit.

Akuzave të hedhura nga Gazeta Tema se i vëllai i është dënuar në shtetet europiane, Salianji iu përgjigj duke thënë se këto janë shpifje.

“Po kam një vëlla që ka qenë në Angli. Ka ndërruar emrin se është në emigrim prej 21 vjetësh dhe ka marrë identitet kosovar për arsye dokumentacioni. Eshtë shpifje dhe nuk ka punuar asnjëherë në Bashkinë e Tiranës, nuk ka asnjë të dënuar në familjen time. Në këtë situatë unë do të isha personi i parë që do ta çoja para gjykatës. Nuk ka akuza, nuk ka qenë i dënuar edhe është në punë të vet.”-tha Salianji.

Disa ditë më parë, analisti Lorenc Vangjeli i tha Salianjit gjatë debateve në “Opinion” se ka një vëlla të dënuar. Salianji u nervozua dhe diskutimi kaloi në ofendime personale. Të nesërmen, gazeta Tema, publikoi disa të dhëna ku pretendohej se vëllai nga nëna i Salianjit ka ndërruar emrin sepse është i dënuar.  

Vëllai nga nëna i Salianjit sot quhet Alex Kacani, me emër të ndryshuar, ndërsa më herët quhej Klodian Xhengo. Ai ka lindur në Lozhan në vitin 1979 dhe është vëllai i madh i Ervinit nga martesa e parë e nënës të tij Shega, me Bedri Xhengon. Më pas ajo është martuar me Bujar Salianjin, babain e Salianjit, me të cilin ka dy djem. Një nga djemtë është Ervin Salianji.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ervin salianji vellai i salianjit ervin salianji vellai i salianjit

Sondazh

Poll