Eda Derhemi nga SHBA: Tirana, një qytet memec pa histori. Kullat e çuditshme nuk kanë lidhje me të
27 Maj 2020, 20:58Nga DOSJA
TIRANË- Në sytë e Eda Derhemit, Tirana ka mbetur një qytet nga pikëpamja historike dhe goditjen e fundit e mori me shembjen eTeatrit Kombëtar. Në një lidhje me skype nga SHBA për Rtv Ora, Derhemi thotë se kullat e çuditshme që kanë zënë vendin e ndërtesave të vjetra nuk kanë lidhje me kryeqytetin. E dhimbja më e madhe për të, është se këtë shkatërrim pushteti e shet si modernizëm.
Derhemi: Historia e Tetarit është një histori e vjetër e Tiranës, histori shkatërrimi, histori partiake për fat të keq. E bëri Edi Rama dhe Erion Veliaj, është një proces i gjatë që ka nisur prej shumë kohësh. Nuk ka të pafajshëm në këtë proces.
Tirana vetë ka mbetur pa gojë, është një qytet memec nga pikëpamja historike. Tirana do të fliste përmes atyre godinave që janë shkatërruar gradualisht pa pushim. Më pas në ato hapësira që janë shkatërruar janë ndërtuar gjëra të tjera absurde. Gjëja më absurde janë kullat e çuditshme që nuk kanë lidhje me Tiranën aspak.
Çështja është se kjo konsiderohet një lloj ideologjie e modernizimit, po krijohen mite politike dhe mite nga qytetarët vetë. Te ne fjala e qytetarëve mbetet si fjalë kafeneje që nuk ka fuqi. Ideja se po ja lëmë qytetin me gradaçela të ardhmes, fëmijëve tanë, e hedhur për konsum publik nga pushteti… nëse pushteti mendon për të ardhmen tu japë njerëzve të rinj shkolla dhe shpresën se mund të duhet të jetojnë në vendin e vet.
Teatri ishte një gur simbolik, është qesharake sot të thuash teatri fashist apo teatri ku është bërë propaganda komuniste.Të gjitha godinat e bulevardit kanë një lloj historie fashiste fillimisht por edhe një histori komuniste shumë më të gjatë por përdoren për bukuri, ndihen mirë, i rinovojnë dhe rikonstruktojnë.
TIRANË- Deputeti Adriatik Alimadhi, ka folur sot për periudhën e tij të qëndrimit në spital. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Alim...
Nëna e tre fëmijëve, Drita Aruçi rrëfeu në programin “Historia ime”, në Tv Klan historinë e vështirë që familja e saj ka kaluar këto 3 vitet e fundit.Dja...
TIRANË- Ditën e sotme janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus në vend. Prej tyre, 13 ishin staf mjekësor dhe pacientë në QSUT. Për të folur në lid...
TIRANË- Deputeti Adriatik Alimadhi, ka fituar betejën me COVID-19 por vijon ende të jetë i sëmurë. Virusi i ka dëmtuar shumë mushkritë dhe ai vijon të jetë...
TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka treguar vështirësitë që ka hasur gjatë periudhës së pandemisë. Në një lidhje direkte me emisionin “O...
BULQIZË- Pandemia që gjunjëzoi të gjithë vendin ka dhënë efektet të shuma edhe në rritjen e numrit të të papunëve. Një prej qyteteve të prekura është dhe B...
TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero, ka komentuar rritjen e numrave të të infektuarve me COVID-19. I ftuar sot në emisionin “Open”, Pipero foli dhe për rastin e n...