Aktualitet

Alimadhi akuza të forta: Në spital bëhet politikë, kam persona në fisin tim që kanë telefonuar 127-ën dhe u është thë

27 Maj 2020, 20:49 Nga DOSJA
Alimadhi akuza të forta: Në spital bëhet politikë, kam

TIRANË- Deputeti Adriatik Alimadhi, ka folur sot për periudhën e tij të qëndrimit në spital. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Alimadhi ka hedhur akuza të forta për qeverinë, duke thënë se në spital bëhet politikë.

Ai u shpreh se kishte telefonuar Urgjencën Kombëtare disa herë dhe nuk i ishin përgjigjur si duhej. Deputeti më tej u shpreh se dhe persona të tjerë nga fisi i tij kanë telefonuar 127-ën, por u është thënë që të pinin paracetamol.

Në spital bëhet politikë. Kam telefonuar në 127 dhe nuk janë marrë masat e duhura. Vetëm kur e bëra publike rastin u kushtua një vëmendje më e madhe. Kam persona në fisin tim që kanë telefonuar 127 dhe u është thënë, në qoftë se keni temepraturë merrni një paracetamol, nësa keni dhimje fyti, pini çajra etj. Nuk u bë një studim për këtë rast. Prandaj them unë se bëhet politikë”, tha Alimadhi.

Këto akuza janë mohuar nga kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili tha ai e kishte marrë vetë personalisht deputetin në telefon dhe ishte kujdesur për shëndetin e tij.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik alimadhi masat kunder covid 19 skender brataj adriatik alimadhi masat kunder covid 19 skender brataj

Sondazh

Poll