“Unë nuk vjedh e nuk vras”, Rama: Punën e bëj me gjak e pasion, ndoshta jam arrogant por nëse do kthehesha pas nuk do…
27 Maj 2020, 19:27Nga DOSJA
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se ai nuk është tipik një politkkan që e bën punën në mënyrë robotike.
Në një vieo-komunikim nëpërmjet profilit të tij në Facebook, Rama deklaroi se do të bëjë të pamundurën të përmbushë misionin e tij për të treguar mirënjohjen ndaj mjekëve, për punën që ata kanë bërë gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit dhe shtoi se ai punën e bën me gjak e me pasio.
“Do të bëjmë çmos të përmbushim sa më mirë detyrimin njerëzor ndaj mjekëve, edhe pse nuk e shlyejmë dot atë ç’ka ata bënë heroikisht në këtë kohë të mallkuar. Më vjen mirë, që kjo kohë, që tronditi botën, e i vuri drynin ekonomisë, nuk na gjeti me spitalet e viteve më parë, pa ilaçe, pa çarçafë e batanijë. Pa një banjo të vetme. Nuk na gjeti as pa mjete speciale të nevojshme.
Llafet e tepërta dhe akuzat e sajuara, avazi i përsëritur e mori era, njësoj si tymrat e makinave dhe ndotjen e ajrit, që e pastroi karantina. Ajo ç’ka ka rëndësi është rezultati, bilanci dhe arritja jonë pozitive përtej humbjes së jetëve. Asgjë, asnjëherë nuk është e përsosur, asnjë lider dhe asnjë qeveri. Që kur ka lindur shteti, nuk ka qenë i pagabueshëm.
Sidomos në kushte si këto, kur koha nuk pret. Po të ktheheshin mbrapsht, të gjithë të madhërishmit e kësaj bote, po të ngjalleshin edhe njëherë, me siguri do të gjenin të meta plot. Nëse do të kthehesha mbrapsht, nuk do t’u përgjigjesha më komentatorëve në faqen time në Facebook. Unë nuk di ta bëjë këtë luftë pa gjak dhe pa pasion. Dhe kjo për shumëkënd mund të duket arrogancë, mbase dhe është, nuk e di. Por ajo që di me siguri është se unë nuk vras, nuk vjedh, nuk shantazhoj, nuk shpif, nuk flej para të tjerëve, nuk zgjohem pas të tjerave. Unë nuk punoj për të jetuar, por punoj për të jetuar,”– tha Rama.
Këto deklarata Rama i ka bërë teksa ka njoftuar se në 1 qershor nuk do ketë më zona të kuqe. Kreu i qeverisë në komunikimin me qytetarë u shpreh se do hapen plazhet dhe kjo është fundjava e fundit me kufizime. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi virusi nuk ka ikur dhe është ende mes nesh.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Ram u ka kërkuar ndjesë të gjithë ndjekësve të tij.Nëpërmjet një video-komunikimi në faqen e tij në Facebook, Rama tha se pa dashj...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se pas datës 1 qershor do të hapen të gjithq kufijtë tokësore dhe nuk do ketë më zona të kuqe. Rama u shpreh se ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për rikthimin e virusit. Ai tha se kjo është java e fundit me kufizime dhe shteti është i përgatitur.Kreu i qeve...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për situatën e COVID-19 dhe ka thënë se vendi mund të kthehet sërish tek masat ekstreme nëse rriten numrat.Kryem...
Politike27 Maj 2020, 18:07
TIRANË– Kryeministri Edi Rama lajmëroi se do ishte komunikimi i fundit ekskluzivisht për COVID-19, por në fjalën e tij njoftoi se në ditët në vijim do kish...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi dhe me Petrit V...
Politike27 Maj 2020, 15:27
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot pas publikimit të mesazhit të diplomatit të huaj, në të cilin flitej për një ‘pazar’ për emërimet e në Gjykatë...
TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka folur sot për platformën që ka propozuar palëve për vijimin e Reformës në Drejtësi. Në një intervistë për “Albanian Daily N...
RROGOZHINË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot në tregun e Rrogozhinës dhe është takuar me fermerët dhe tregtarët. Një prej fermereve i ...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike ka nisur takimet intensive për Reformën Zgjedhore. Në selinë blu, në zyrën e Bashës ka mbërritur ambasadori i Gjermanisë...