Politike

“Nuk u vjen asgjë e keqe nga meraku im”, Rama: Shifrat e COVID-19 u rritën nga protesta, po luhet me zjarrin

27 Maj 2020, 19:05 Nga DOSJA
“Nuk u vjen asgjë e keqe nga meraku im”, Rama: Shifrat e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sot për situatën e COVID-19 dhe ka thënë se vendi mund të kthehet sërish tek masat ekstreme nëse rriten numrat.

Kryeministri u shpreh se me jetën nuk luhet dhe qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi virusi është ende mes nesh. 

Ky është  komunikimi i fundit ekskluzivisht për armikun e padukshëm. Ai nuk ka ikur dhe nuk është zhdukur plotësisht. Numrat në Tiranë nuk po flasin për mirë, pamjet me turma të partive në Tiranë, po vazhdojnë dhe përtej të tretave të karakatinës për Teatrin Kombëtar. Ata që po mbledhin firma janë pseudoaktorë dhe vegla politike. Po luhet me zjarrin. Bëni kujdes o njerëz, nuk u vjen asnjë gjë e keqe nga meraku dhe nga kujdesi im. Do i kalojmë dhe nervozizmat. Me jetën nuk luhet, fajin ma lini mua, shani e shfryni sa të doni, rrezikun e virusit mos e përqeshni, është real dhe mund  edhe të vras. Unë uroj që të mos detyrohemi që të mbyllemi dhe të mos turpërohemi. Jam shumë në merak dhe po përsëris, pasi mund të harrojmë për virusin që e kemi këtu mes nesh”, u shpreh Rama.

Këto deklarata Rama i ka bërë teksa ka njoftuar se në 1 qershor nuk do ketë më zona të kuqe. Kreu i qeverisë në komunikimin me qytetarë u shpreh se do hapen plazhet dhe kjo është fundjava e fundit me kufizime. Rama u bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes, pasi virusi nuk ka ikur dhe është ende mes nesh.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 27 maj 2020 masat kunder covid 19 edi rama edi rama 27 maj 2020 masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 27 Maj 2020, 18:07

TIRANË– Kryeministri Edi Rama lajmëroi se do ishte komunikimi i fundit ekskluzivisht për COVID-19, por në fjalën e tij njoftoi se në ditët në vijim do kish...

Politike 27 Maj 2020, 15:27

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot pas publikimit të mesazhit të diplomatit të huaj, në të cilin  flitej për një ‘pazar’ për emërimet e në Gjykatë...