Politike

27 Maj 2020, 18:07 Nga DOSJA

TIRANË– Kryeministri Edi Rama lajmëroi se do ishte komunikimi i fundit ekskluzivisht për COVID-19, por në fjalën e tij njoftoi se në ditët në vijim do kishte dhe deklarata të tjera për të njoftuar qytetarët për vendimet e qeverisë në lidhje me pandeminë. Një një deklaratë në mediat sociale, Rama ka njoftuar masat e reja ku tha se në 1 qershor do të ketë lehtësime të reja.

Kryeministri u shpreh se numrivi të infektuarve në Tiranë është rritur ditët e fundit dhe për këtë ia hodhi fajin protestës pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të mos sillen sikur lufta ka mbaruar.

Në mesazhin e tij Rama tha se në 1 qershor do të hapen kufijtë tokësore, nuk do ketë më zona të kuqe dhe kjo do jetë fundjava e fundit me kufizime. Ai u shpreh se do ketë dhe hapje të plazheve, por duhet të respektohen protokollët strikt, pasi rreziku është i madh për grumbullime qytetarët.  Në fjalën e tij ai u kërkoi falje qytetarëve për replikat që ka shkëmbyer me ta dhe tha se ndonjëherë është treguar i ashpër. Ai tha se mund të ketë bërë dhe gabime, por nuk është vrasës.

Ndërkohë Shqipëria duket sikur dalëngadalë e ka lënë pas periudhën e pandemisë dhe po i kthehet jetës normale. Pothuajse të gjitha bizneset, janë të hapur, përveç pishinave, plazheve dhe klubeve të natës, edhe pse në orën 21:00 të darkës ulin qepenin.

Më herët, kryeministri Edi Rama është shprehur se kjo është java e fundit e kufizimeve, ndërsa fundjavat e izoluara kanë mbetur vetëm dy. Më pas, të gjithë do t’i kthehen jetës normale, duke mbajtur distancnë e nevojshme dhe nën protokollin e sigurisë, do të nisë sezoni turistik. 

Ndërkohë, me 21 rastet e reja të shënuara ditën e sotme, shkon në 1050 numri i të infektuarve me COVID-19. Ndërsa numri total i personave aktivë në Shqipëri ka shkuar në 205, ndërkohë që janë shëruar 800 persona. Deri më tani 33 pacientë kanë humbur jetën.

(F.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama 27 maj 2020 koronavirusi ne shqiperi edi rama edi rama 27 maj 2020 koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 27 Maj 2020, 15:27

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot pas publikimit të mesazhit të diplomatit të huaj, në të cilin  flitej për një ‘pazar’ për emërimet e në Gjykatë...