Aktualitet

AMT ndalet në Lezhë, Budina: Kemi ardhur të lidhim Besëlidhjen, do kemi një manifestim gjigant në Tiranë

27 Maj 2020, 16:39 Nga DOSJA
AMT ndalet në Lezhë, Budina: Kemi ardhur të lidhim

LEZHË- Aleanca për Mbrotjen e Teatrit është ndalur sot në Lezhë. Artsistët dhe aktivistët e AMT, janë takuar me qytetarët dhe u kanë kërkuar firmosjen e peticionit për rindërtimin e Teatrit Kombëtar, ku ishte dhe siç ishte më parë.

Regjisori Robert Budina në një fjalë të mbajtur para qtyetarëve tha se  shumë shpejt do të ketë një manifestim gjigant në Tiranë pasi të mbarojë turi i peticionit dhe shtoi se do lidhin Besëlidhjen.

Kemi ardhur të lidhim Besëlidhjen. Të lidhim besën me atë peticionin dhe të organizojmë më pas një manifestim gjigant dhe të ngulim në sheshin e Teatrit Kombëtar flamurin kombëtar. Që kryeministri e hodhi gjatë shembjes. Demokracia është një maratonë e gjatë dhe duhet të luftojmë, të ndërtojmë institucionin e rezistencës që e bëmë në 2 vite e gjysëm”, u shpreh ndër të tjera Budina.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit prej shembjes së godinës ka zhvilluar 3 protesta në Tiranë, po ashtu ka zhvilluar takime në Durrës, Shkodër, Kukës e Burrel. Me këto takime synohet që të mblidhen firma nga qytetarë e artistë për rindërtimin e Teatrit Kombëtar aty ku ishte ashtu siç ishte, por rindërtimit është një premtim dhe i Lulzim Bashës.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet amt ne lezhe robert buduna shembet teatri kombetar amt ne lezhe robert buduna shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll